Hagë, flet Jakup Krasniqi: Asnjëherë s’kam kryer krim, jam krenar me veprimtarinë time

Sot po mbahet seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, ku fjala e ka mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Jakup Krasniqi ka kërkuar nga trupi gjykues që të mos merren për bazë si prova kundër tij librat e tij, komunikatat që kishin qëllim të propagandonin për të motivuar njerëzit t’i bashkoheshin UÇK, dhe të mos keqpërdoreshin nga ZKP materialet, përfshirë letrat e tij nga burgu.

Ai ka përshkruar torturat që ka përjetuar nga regjimi serb dhe pastaj ka shtuar se përmbajtja e aktakuzës së ZKS-së e kanë lënduar më shumë sesa torturat serbe.

Gjatë fjalimit të tij ai ka përmendur angazhimin e tij në LDK dhe e ka quajtur absurde akuzën që ai mund të ketë qenë kundër LDK-së. Krasniqi ka ripërsëritur pafajësinë e tij duke thënë se asnjëherë s’ka kryer asnjë krim dhe është krenarë me gjithë veprimtarinë e tij

Share post: