09/11/2024

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Tepelenën si një motor të zhvillimit ekonomik për sa i përket turizmit. Duke folur për investimet e kryera në infrastrukturë, Rama tha se kanë qenë këto investime që kanë bërë që shumë njerëz të rikthen në qytetin e tyre dhe të hapin agroturizme e hotele nga më të bukurat në rajon.

Kryeministri tha gjithashtu se është hapur gara për ndërtimin e rrugës Ballaban-Berat.

“90 % e të gjitha rrugëve të Tepelenës sot janë të ndërtuar, ishin lënë në llucë e gropa. Tepelena vuante për ujë, Memaliaj vuante për ujë deri para disa vitesh. Sot e gjithë zona ka ujë 24 orë. E ardhmja e Tepelenës dhe Memaliajn , ku kemi 4 kompani në garë për rrugën Ballaban-Berat.

Bashkohuni që ti çojmë edhe më shpjete përpara punës. Kur të vijmë këtu prapë Kalaja nuk do jetë më kantier, por një motor ekonomik për Tepelenën. Shqipëria ka krijuar ekonominë më të qëndrueshëm në rajon dhe kemi baza të forta për të shkuar përpara dhe për të rritur pagat”, tha Rama.

Rama përsërit se ambicia e qeverisë është që Shqipëria të kthehet në një kampione të turizmit.

“Do e bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, ku nuk kam parasysh vetëm bregdetin, por alpet, Tepelenë dhe trashëgimin kulturore të beratit e Gjirokastrës e shumë të tjera. Tepelena do jetë një nga motorët e fuqishëm për të shtyrë ekonominë përpara për turizmin”, tha Rama.

/rtsh.al/