09/11/2024

Një 23 vjeçare finaliste e konkursit të bukurisë Miss Univers, ka vdekur pas një aksidenti të tmerrshëm me kalë, sipas raportimeve nga Australia.

Modelja e stërvitjes dhe miqëqenies Sienna Weir nga Sydney ishte në gjendje kome pas aksidentit prej disa javësh, po doktorët fikën dje makineritë që e mbanin në jetë artificialisht.

Sienna humbi jetën pas një aksidenti kalërimi, njoftonte rrjeti vendas News.au, pa dhënë më shumë detaje.


Duke folur pas vdekjes së saj, i dashuri Tom Bull, tha: “Ne duheshim shumë, kjo nuk ishte thjesht dashuri.”

Homazhe të shumta bëheshin nga miqtë e familjarët në postimin e fundit të së ndjerës në rrjetet sociale.

Një shoqe e saj shkruante: “Qielli ka marrë një tjetër engjëll, do të na mungosh shumë Sienna, ishim me fat që të njohëm.”

Modelja e re ishte mes 27 finalisteve në kompeticionin e 2022 Miss Univers në Australi.

Më herët e reja tregonte për eksperiencën e saj me kuajt duke thënë se kalëronte prej një moshe të re.

“Nuk e kemi traditë në familje por është kthyer në një pasion për mua. Udhëtoj në zonat rurale të Sydney çdo javë për të konkuruar në garat amatore me kuaj, si në New South Wales ose dhe më gjerë në Australi”.

Vdekja e saj është cilësuar si një aksident tragjik.