Hoxhë Mazllami: Vallahi nuk i njoh personat që e sulmuan gazetarin Valon Syla

Hoxhë Mazllam Mazllami ka thënë se nuk i njeh personat, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.

“Vallahi as s’i kam njohur as s’i kam ndëgjuar këta emra”, ka thënë ai.

Ndryshe, të tre personat janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dyshohen se mbrëmë e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Share post: