12/07/2024

Në katin e pestë të një pallati në Pogradec ka shpërthyer një bombol gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen Nr.5, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se në momentin e shpërthimit të bombolës në banesë kanë qenë 2 të moshuar të cilët kanë thënë se në atë moment po konsumonin kafen e mëngjesit kur bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.

Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për hetimet përkatëse./tvklan.al