14/07/2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një grua në Obiliq.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në raportin e Policisë e Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Obiliq- Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në raportin e policisë.