Për ekipin realizues të këngës “Kosova Calls for Peace” pas përfundimit të një pune të palodhshme në vitin 1998, ishte organizuar një pritje në Rezidencën e presidentit Rugova, i cili së bashku me gruan e tij, Fanën e pritën ngrohtësisht ekipin e këngës.
Presidenti Rugova atë kohë i falenderoi të gjithë dhe i përgëzoi për punën e tyre, që pas publikimit të kësaj vepre do të bënte jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova janë publikuar pamje të rralla të kësaj pritje.https://www.youtube.com/watch?v=wyDwcAxUxV8
Në këto pamje shihet pritja tejet e ngrohtë që iu kishte bërë presidenti Rugova këtij grupi. Përqafime, përgëzime, bisedime të këndshme, komoditet, të qeshura e urime, dukej se asgjë nuk po mungonte në këtë takim.
Një fjalë rasti te presidenti e kishte mbajtë këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu.
Të pranishëm në takim ishin: Adelina Ismaili, Mona Ismaili, Sabri Fejzullahu, Sinan Vallasaliu, Dukagjin Lipa, BB Poqi, Donika Gashi, Violeta Rexhepagiqi, Shkumbin Kryeziu dhe të tjerë…