08/02/2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është shoqëruar në Polici një person i dyshuar për veprat penale ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Ai dyshohet se ka shtënë 22 herë me një revole me gaz. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Elena Gjika”.

“Është shoqëruar në Polici i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë 22 herë me një revole me gaz. Njësitë policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.