23/01/2025

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi Taxhikistanin mëngjesin e së enjtes, raporton Reuters.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 08:37, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra është rreth 82 kilometra nga kufiri më i afërt me Kinën dhe është ndjerë fuqishëm në Kashgar dhe Artux në pjesën perëndimore të rajonit Xinjiang, raportoi televizioni shtetëror kinez.