18/01/2025

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka kërkuar Qeverisë që urgjentisht të rrisë subvencionet në sektorin e bujqësisë.

Sipas tij çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.

“Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, ka shkruar Hoti në Facebook.