25/01/2025

Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte mashtruar duke kërkuar 350 euro një gruaje me pretendimin se do ta punësonte.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën femër kosovare duke i kërkuar para në vlerë rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte dhe e njëjta ia kishte transferuar të hollat përmes bankës” – njofton Policia e Kosovës.
Rasti i iniciuar si mashtrim dyshohet të ketë ndodhur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, më 17 shkurt.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.