04/10/2024

Kur bota feston Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, na kujtohet detyra jonë për të ushqyer, ruajtur dhe afirmuar gjuhën maqedonase, por edhe gjuhët që përdorin kombet e botës, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq përmes një postimi në Facebook.

“Gjuha maqedonase është identiteti ynë dhe përderisa e përdorim, mbrojmë dhe promovojmë, do të jetë e paprekshme. Gjuha maqedonase është një nga rreth 7.000 gjuhët që ekzistojnë në botë, e barabartë me gjuhët e shteteve anëtare të BE-së dhe gjuhë zyrtare e ardhshme në familjen evropiane”, shkruan Mariçiq me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.

Zv. kryeministri thekson se të parët tanë na kanë obliguar që ta përdorim dhe ta përmirësojmë gjuhën amtare, por edhe ta vlerësojmë dhe respektojmë gjuhën e bashkëqytetarëve tanë. “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”, shton Mariçiq.