Dy femra dhe një mashkull, kosovarë, kanë përfunduar në pranga, pasi të njëjtët dyshohen të kenë ofruar lokale për prostitucion.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
“Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60 €”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Mundësim ose detyrim me prostitucion”.