18/01/2025

Një gjykatë e Nju Jorkut dënoi me burgim të përjetshëm 19-vjeçarin, Peyton Gendron një supremacist i bardhë që vrau dhjetë afrikano-amerikanë në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut në 14 maj të vitit 2022.

Seanca u përfundua me një atmosfere te elektrizuar. I afërmi i një viktime tentoi të sulmonte autorin e vetëdorëzuar të masakrës, por u ndalua nga oficerët e policisë të cilët e larguan përkohësisht nga seanca.

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda
Pyetja e Valon Sylës: Pse Memli Krasniqi frikësohet nga ardhja e Fatmir Li…
Më 14 maj, pas muajsh përgatitjeje, Peyton Gendron hyri në një supermarket Tops, i veshur me kamuflazh dhe i armatosur me një pushkë automatike AR-15. Ai e kishte zbuluar planin e tij drejtpërdrejt në një platformë online, pasi më parë kishte detajuar planet e tij në një “manifest” në të cilin ai shpjegoi se ishte frymëzuar nga sulmet e mëparshme të motivuara racore . Ai zgjodhi këtë supermarket të veçantë në Buffalo, 300 kilometra larg shtëpisë së tij, sepse ka shumë afrikano-amerikanë që jetojnë në atë zonë.