Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në fshatin Jabllanicë e Vogël, që gjendet në Pejë.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, viktima është gjetur në shtëpinë e tij nga familjarët të martën.
Limaj: Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese
Ai tregoi se kanë filluar hetimet për rastin e iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tregoi Gashi.