Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, thotë se në Kosovë kanë ndodhur mrekulli.
Por, Limaj është shprehur se me pushtetin aktual qytetarët kanë rënë në kurthin e një politike mashtruese, dhe se Kosova po vuan nga popullizmi.
“Është fatkeqësi dhe politikat populiste e kanë këtë objektiv gjithmonë. Kur ata nuk kanë asgjë për të treguar, kur në programin e tyre nuk ka asgjë për t’u krenuar dhe nuk ka asnjë rezultat që mund të matet e që mund të tregohet. Nuk kanë asnjë storie të suksesit të tyre. Dëshirojnë që ta shlyejnë dhe të mos lejojnë që ta kujtojnë sesi ka ardhë vendi deri aty, dhe nga ata të fillojë çdo gjë. Politikat populiste janë entuziaste, ngritin shpresa të rrejshme, kthehen në situata kur çdo qytetarit i kthehen si shpëtimtarë, si profet në tokë dhe si zgjidhje e çdo problemit të tyre. Japin premtime për kërkesat e nevojat e qytetarëve, e në realitet nuk ka asnjë mbulesë në realizimin e tyre. Kosova sot qeverisët nga një filozofi populiste, mashtruese. Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese tash e dy vite, rezultatet e kësaj po i shohim, zhgënjimet kanë filluar dhe do të thellohen fatkeqësisht”, thotë ai.
© SYRI.net