Lindi dhe Venera zbulojnë sekretet e shtratit në Zemër Luana: Fikim dritën, nuk e kam parë!

Lindi dhe Venera kanë qenë të ftuar në emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan.

Në lojën dedikuar çiftit “Afër Syve, Afër zemrës” Lindi dhe Venera nuk janë kursyer as t’i përgjigjen pyetjeve të tyre private.

Një ndër to ka qenë se ‘ku është Lindi më i mirë në skenë apo në shtrat‘, teksa ka ngurruar pak Venera ka thënë: “Në skenë”!

Kaq ka mjaftuar që dhe Lindi kur u pyet se si i pëlqente Venera me pizhama apo të brendshme seksi ka thënë: “Nuk e kam parë, se fikim dritën”.

Më tej Venera e ka rregulluar duke thënë se Lindi është i mirë në çdo gjë që ai bën, duke i vendosur në këtë mënyrë notën 10. E pra, Venera e thënë me stil por e kuptuam ku doje të dilje. /tvklan.al

Share post: