23/02/2024

Alban Elezi Cannaferina, djaloshi shqiptar me prejardhje nga Shkupi e me nënshtetësi franceze, djali ish mundësi të mirënjohur Adnan Elezi, po mahnit botën e skijimit.

19-vjeçari pas medaljes së argjendtë në lëshim, sot rrëmbeu të artën.

“Francezi Alban Elezi Cannaferina – kampion i botës në disiplinën e sllallomit të madh për junior”, e nis shkrimin mediumi i njohur francez “Lequipe.fr”.

“Nënkampioni i botës të enjten në lëshim, Alban Elezi Cannaferina, sot fitoi titullin e botës në sllallom të madh, në garën që u zhvillua në St. Anton të Austrisë.

E para në disiplinë për Francën që nga fitorja e Alexis Pinturault në Garmisch (Gjermani) në vitin 2009, Crans-Montana (Zvicër) në 2011 dhe ajo e Mathieu Faivre në Les Houches në 2010.

Skiatori 19-vjeçar nga Courchevel mundi finlandezin Eduard Hallberg (i dyti në +0.32) dhe norvegjezi Oscar Andreas Sandvik (i 3-ti me – +0.43).

Ai fitoi biletën e tij për finalet e Kupës së Botës, me djemtë senior, që do të mbahet në Soldeu në mes të marsit.

Ai do të garojë të mërkurën në sllallom në St.Anton”, shkruan media franceze.