18/01/2025

Një nga të ftuarat e mbrëmjes të kësaj së diele në spektaklin “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës në televizionin Klan ka qenë moderatorja sportive Lei Kraja.

E vendosur përballë një sfide mjaft të personalizuar “Gol Gol bëhet autogol”, Lei duhej t’u përgjigjej pyetjeve duke bërë gol në fotot e personazheve, futbollistë shqiptarë, në tabelë.

Një nga pyetjet ka qenë: “Cili prej futbollistëve në porta të ka ngacmuar? Nëse askush prej tyre, kush tjetër?”

Lei në këtë moment qesh dhe thotë se nuk e ka ngacmuar asnjë futbollist as ata në porta e as ndonjë tjetër.

Mirëpo miku i saj Meridiani si duket e “nxorri zbuluar” duke përmendur emrin e Eros Grezdës. Lei në këtë moment tha se çunat janë të martuar dhe se e gjitha ishte për efekt loje. /tvklan.al