15/03/2025

Melinda Ademi ishte e ftuara e autores Luana Vjollca në mbrëmjen e sotme në spektaklin e saj të argëtimit “Zemër Luana” në televizionin Klan. E ftuar për herë të parë në një program në Shqipëri, Melinda tha të thëna e të pathëna vetëm për “Zemër Luana”.

Në një sfidë mjaft speciale, një lojë dedikuar për të dhe fansave të saj, #MelindaTors, të cilët nisën për programin mesazhe zanore të cilat mbanin pyetjet e tyre, reperja Ademi iu përgjigj të gjithave.

Një nga pyetjet e shumta ishte e lidhur me diss-et e dedikuara ndër vite, ku fansi mori një përgjigje të drejtpërdrejt nga studio e “Zemër Luana”.

“Unë kam një pyetje mjaft të thjesht: “Kush është tu rrejt që i ke silikon”?” Kjo ishte pyetja që fansi i drejtoi, ndërsa mori përgjigje nga Melinda duke mohuar zërat se i ka silikon, por inatçinjtë flasin kështu për të. “Ti je fansi im e din! Hateraaat”, u kundërpërgjigj Melinda.

Epo si duket e “lëshoi” një thumb nënkuptuar ndaj një “rivaleje” së saj në skenë që vetëm fansat e saj e kuptojnë pas publikimit të këngës “Ay Caramba” ku Melinda rrepoi këtë tekst: “Kush është tu rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon le të ma testojë, le të ma kafshojë”./tvkan.al