Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktori i njohur

Mjeku i njohur Isuf Kalo ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë.

Kalo ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Gjithashtu, ai ka shërbyer me dekada në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.

Për disa vite, Kalo ka qenë kryetar i Endokrinologjisë dhe Sëmundjeve Metabolike në QSUT.

Mjeku mban titujt Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe është nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

“ME HIDHËRIM MËSOVA LAJMIN E NDARJES NGA JETA TË PROF. ISUF KALOS.

BISEDËN E FUNDIT ME PROF. KALON E PATA NË MESIN E DHJETORIT, KUR E FTOVA PËR TË MARRË PJESË NË NJË PREJ ATYRE NGJARJEVE QË PËR PROFESORIN ISHIN ”PIKË E DOBËT”, AKREDITIMI I INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE. NJË PROCES QË KISHTE PIONIER PROF. KALON DHE VIZIONIN E TIJ.

POR KONTRIBUTI I PROFESOR ISUL KALOS ËSHTË I PAÇMUAR PËR MJEKËSINË SHQIPTARE, NË SHËRBIMIN E ENDOKRINOLOGJISË NË QSUT PËR DISA DEKADA.

U PREHSH NË PAQE PROF. KALO”, SHKRUAN MINISTRJA.

Share post: