20/04/2026

Socialistët pretendojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shijakun, Rezeart Tusha, ka probleme me ligjin e dekriminalizimit ndaj i janë drejtuar KQZ-ës me një kërkesë për ta çregjistruar atë përpara ditës së zgjedhjeve.
Në shkresën që selia rozë i ka adresuar komisionerit Celibashi shkruhet se Tusha rezulton i dëbuar në 1997 nga Zvicra në kuadër të operacionit “Hydra” për posedim të lëndëve narkotike dhe ju ndalua në atë kohë dhe hyrja në këtë shtet për pesë vjet.
Sipas tyre, ai nuk e ka shënuar këtë dëbim në formularin e dekriminalizimit, një vepër penale kjo që sipas juristëve socialist, ligji i dekriminalizimit e largon Tushën nga gara e lokaleve të 14 Majit.Rezeart Tusha ka qenë kandidat për deputet i Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e 2021 dhe në atë kohë KQZ i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm hetim të thelluar. Por Tv Klan mëson se nga ky organ ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje në KQZ edhe pse kanë kaluar dy vjet.