07/11/2025

Është arrestuar një grua në Pejë e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Rastin për Reporteri.net, e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se tashmë veçse është ngritur aktakuzë ndaj saj, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 ore. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, thuhet në përgjigjen e Nikçit për gazeta online Reporteri.net.