

Një person është arrestuar në Prishtinë nga Policia.
I njëjti dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
DHUNË FAMILJARE
Prishtinë 14.11.2023-20:00. Me 15.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
