23/02/2024

Më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ka rënë heroikisht Bahri Fazliu.

Bahri Fazliu ka qenë anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai për disa vjet ka jetuar në ilegalitet dhe ka qenë kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila ishte botuar nga LKÇK-ja.

Bahri Fazliu ka qenë vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë./KosovaPress/