22/02/2024


Kiara bën reagimin e parë pas martesës me Luizin: Po jetoj një përrallë.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre në martesë. Çifti u njoh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe raporti i tyre ka pasur shumë ulje e ngritje, por që në fund triumfoi dashuria.

Kiara sot ka postuar disa fotografi nga ceremonia madhështore, ku bashkëngjitur me to shkruan:

“Po jetoj një përrallë dhe kjo është për shkakun tënd. Një natë e mbushur me emocione që bënë edhe një herë zemrën time të rrahë shumë fort”.