Triumfi i “ushtarëve” të Radarit – Gazmend Maloku rikthehet me shëndet të plotë në Kosovë

Djali i Dëshmorit të Kombit Imer Maloku, Gazmend Maloku ka kaluar me sukses trajtimin mjekësorë në Turqi dhe këtë të enjte do të kthehet në Kosovë.

Ndërhyrja e tij në Turqi ka arritur të bëhet pas grumbullimit të rreth 67 mijë eurove nga “ushtarët” e emisionit Radar me Edita Dolin.

Ai do të jetë në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë në ora 13:00.Maloku nëpërmjet një lidhjeje direkte telefonike nën emocione ka përshëndetur të gjithë ata që janë me emisionin Radar.

Share post: