Abazoviq: Nuk jam i martuar ende sepse askush nuk më jep vajzë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq shkaktoi një ortek komentesh pasi u pyet për martesë në emisionin “Mirëmengjesi Mali i Zi”.

Në një video që është shfaqur në Twitter, Abazoviq i është përgjigjur drejtuesit të programit se nuk është martuar ende, sepse “askush nuk i jep vajzë”.

Me sa dihet, Abazoviq deri më tani nuk është shfaqur në publik me partneren e tij dhe që nga gushti i vitit 2020 ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

Ai është shqiptar i lindur në Ulqin. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës dhe ka magjistruar për marrëdhënie ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi në vitin 2008.

Share post: