14/07/2024

Nënkryetari si dhe Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi në një prononcim ekskluziv për portalin informativ Indeks.mk ka bërë thirrje ndaj subjekteve politikë si Besa, Alternativa dhe VMRO-DPMNE që të japin kontributin e tyre në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ademi tha se këto parti duhet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në grupet punuese për hartimin e amandameteve dhe të mendojnë interesin shtetëror dhe qytetar përpara atij partiak.

Ndër te tjera, Ademi u shpreh se nuk guxojmë të bëhemi patericë e Levicës.

Ndryshe, kujtojmë se sot Ministria e Drejtësisë në RMV shpalli propozimet për anëtarë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese.