04/10/2024

Ministria e Drejtësisë pritet të shpallë sot përbërjen e grupit të punës për ndryshimet në Kushtetutë. Afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresën për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës ka skaduar në mesnatë.

Për momentin bëhet e ditur se presidenti i shtetit në grupin punues do të përfaqësohet nga profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltar i tij juridik. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se Sekretariati për Çështje Evropiane do të marrë pjesë aktive në grupin punues. Ministria e Punëve të Jashtme duhet të kishte emëruar një ekspert në grupin e punës.

LSDM njoftoi se në grupin punues do të përfaqësohen nga Cvetanka Ivanova, sekretare aktuale e përgjithshme e Kuvendit dhe ish-deputete e LSDM-së, deputeti Arbër Ademi është propozim i BDI-së, Remzi Mehmedi i ASH-së, ndërsa edhe Lëvizja BESA njoftoi se do të delegon përfaqësuesin e saj.

VMRO-DPMNE, Alternativa, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Alternativa njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

Lëvizja BESA edhe pse pritet të delegojë përfaqësuesin e saj në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, megjithatë kushtëzon votën e saj në parlament, dhe me këtë pengon rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

“Unë nuk mund të them se do të kemi kusht. Sepse nuk kemi dilemë për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ne do të përkrahim ndryshimet kushtetuese, por njëherësh vlerësojmë se heqja e “20%” është argument po aq i fuqishëm sa futja e bullgarëve në Kushtetutë”, tha deklaruar kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese janë diçka që është obligim i vendit tonë në pjesën e anëtarësimit në BE dhe se prej tij pritej se cilat parti do të marrin pjesë dhe cilat nuk do të marrin pjesë në grupin punues të krijuar në Ministri. të Drejtësisë.

“Në vend kemi dy koncepte – një koncept janë partitë politike që mbështesin Maqedoninë e Veriut, anëtare e NATO-s dhe BE-së, dhe kemi një grup të dytë të partive politike të udhëhequra nga Levica dhe pengu i tyre VMRO-DPMNE të cilat janë kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Dhe kjo tanimë është vërtetuar”, tha Kovaçevski.