21/04/2026


Debati i ashpër mes Efit dhe Kiarës, ka ngjallur shumë reagime edhe nga publiku.

Kiara tha se nuk ka komunikuar me Efin, pas daljes nga shtëpia.

Pas kësaj janë publikuar edhe bisedat e Kiarës me Genën, e cila është mikja e Luizit – që i ka menaxhuar Instagramin e tij.

Kjo e fundit pas disa orësh ka reaguar sërish duke treguar se moderatorja dëshironte Instagramin e Luizit.

“Mbasi ju tregova atë bisedë, jemi takuar prap me Kiarën edhe kemi pasur një debat! Atë Instagram të madhin të Luizit ka dashur Kiara ta përdorte për interesat e beta. Donte të fliste me produksionin për t’ja dhënë Kiarës edhe ta mbyllte përfundimisht.

Arsyeja ishte: “Po hë se do i hapim një tjetër dhe do shkojë prap 600k,ja unë e kalova Luizin me folloë”

Kjo smë pëlqeu fare. Ndërkohë unë me familjen e Luizit po bëjmë çmos ta marrim sërisht”- vijoi ajo.