20/04/2026

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell pa takimit të djeshëm të kryenegociatorëvee të Kosovës dhe Serbisë tha marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë

“ Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh.”, tha Borrell.

Ai po ashtu shtoi se Bashkimi Evropian pret që dy vendet të respektojnë detyrimet e marrëveshjes së Ohrit.

“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, shkroi Borrell./21Media