Reshjet e shumta të borës kanë habitur qytetarët në këtë muaj.
Shumë lisa në Parkun e qytetit në Prishtinë janë rrëzuar si pasojë e reshjeve të borës mëngjesin e së martës, raporton Ekonomia Online.
Madje një lis është rrëzuar edhe në rrugën “Hamëz Jashari”, duke bërë që të bllokohet për qarkullimin e qytetarëve dhe të veturave.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë për ekipet komunale të hortikulturës dhe Policia e Kosovës.