14/07/2024

Xhamitë janë vende të shenjta ku politika duhet të qëndrojë larg ose mos ekzistojë fare por realiteti është ndryshe me liderë të caktuar që aty shkojnë të mbajnë ligjerata politike për të përfituar masën në vend që të shkojnë të dëgjojnë ligjeratën e një Hoxhe dhe të bëjnë ndonjë sevap shkruan Tetovasot.Rasti i ngjajshëm është me liderin e Besës Bilall Kasami që po keqpërdorë Xhamitë,këto vende të Zotit dhe të shenjta për të mbajtur fjalime për përfitime politike.

Në xhami mbahen vetëm ligjerata fetare ku të gjithë janë të barabartë e jo të bëjë politikë me masën dhe sidomos duke shfrytëzuar këtë muaj të shenjtë të Ramazanit përcjellë Tetovasot.

Rasti i fundit është në Nerasht të Komunës së Tearcës duke bërë të reagojë Këshilli i Xhamisë së këtij fshati

Ky është reagimi i tyre pa ndërhyrje:

Në emër të Këshillit të Xhamive të F.Nerasht, unë si kryetar i këshillit Ruzhdi Ahmeti,distancohem dhe ju kërkoj falje xhematit të F.Nerasht për fjalimin e kryetarit të Komunës së Tetovës Z.Bilall Kasami të mbajtur sonte pas namazit të teravisë . Me rregulloren e Bashkësisë Islame nuk lejohet shfrytëzimi i institucionit Xhami për të mbajtur fjalime nga eksponentë politik nga cila do qoftë parti politike.

Xhamitë janë vende ku adhurohet Zoti dhe nuk duhet të lejojmë të shfrytëzohen për qëllime tjera.
Shpresoj të mos keqkuptohemi.
Me respekt nga Kryesia e Këshillit të Xhamive të Fshatit Nerasht. /Tetovasot