Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të motit me borë.
Rama bëri të ditur se ekipet e kryeqytetit “anë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim”.
Edhe Policia e Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, të kenë më shumë kujdes.
Ata kanë kërkuar nga shoferët e automjetëve të kenë kujdes për shkak të rënies së temperaturave dhe ngricave.
