Kosova zyrtarisht shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani e kanë pritur në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Në një konferencë për media, Kurti ka bërë të ditur se Kosova tani është zyrtarisht shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, njofton Klan Kosova.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e shkëlqyeshëm se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka thënë Kurti.

Share post: