17/07/2024

Në Tetovë u vendos gurthemeli i Korridorit 8. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski, drejtori i N.P “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, kryetari i departamentit të infrastrukturës Bechtel Shon Kenny ishin prezent në këtë akt solemn.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij me këtë rast tha se dita e sotme është e rëndësishmë për të gjithë qytetarët, për të sotmen dhe të ardhmen.

“Kjo qeveri ka treguar seriozitet në investime, në përkujdesje për të gjithë qytetarët. Jemi përgjigjur në pyetje të hapur për shumë vite, ndaj sot po fillojmë fuqishëm ndërtimin e Korridorit 8, ndërtimi i këtij Korridori përveç infrastrukturës është mundësi e mirë zhvillimi ekonomik dhe shoqëror. Ndërtimi i këtij korridori tregon mirëqenie për qytetarët e poashtu dhe një klimë më të mirë biznesore, me shumë biznese hotelerike apo afariste rreth kësaj traseje. Korridori 8 dhe 10D janë projektet më kapitale që di Maqedonia e Veriut që nga pavarësia, deri më tani këto projekte ishin plan në letër, ndërsa sot po fillojmë realizimin. Me ndërtimin e autostradës në nuk ngelemi vetëm “rrethrrotullim”, pikë kaluese, mirëpo bëhemi kryqëzim për të gjithë zhvillimin e rajonit dhe vendit. Me krizën ekonomike në botë, kjo qeveri ka investuar në shërbime kualitative për jetë më cilësore për qytetarët, ndaj nuk u ndalëm dhe nuk do të ndalemi me investime. Kjo autostradë janë shumë të rëndësishme nga aspekti strategjik jo vetëm për vendin por edhe për rajonin dhe Europën. Urime dhe punë të mbarë për të gjithë punëtorët”, tha Kovaçevski në fjalën e tij.