Pak orë para vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi është deklaruar me një postim në rrjetet sociale.
“Në ditën e themelimit të NATO-së, po vëmë gurthemelin e korridorit të bashkimit që mundëson lidhje me autostradë prej 6 korsishë nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë. Guxuam të ëndërrojmë dhe ja ku jemi, në prag të gurthemelit të projektit më të madh në historinë e shtetit. Kjo ditë do të mbahet mend dhe do të kujtohet si dita kur filluan të bijnë kufinjtë dhe nisi bashkimi, rajon pa kufi në një kontinent pa kufi”, ka shkruar Grubi në rrjetin social Facebook.(Indeks.mk)