23/02/2024

Numri i shqiptarëve që udhëtojnë drejt Britanisë me varka të vogla ka shënuar rënie për shkak të masave të reja të ashpra të qeverisë britanike. Zyrtarët thonë se rënia e numri të emigrantëve që kalojnë Kanalin për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga deti është ‘dramatike’, gjatë javëve të fundit.

Vitin e kaluar, 28% e 45,755 emigrantëve me varka të vogla që kaluan Kanalin ishin shqiptarë. Por, për tre muajt e parë të këtij viti, shqiptarët mendohet se përbëjnë më pak se 5% të 3700 të emigrantëve që kanë mbërritur në Britani deri më tani.

Edhe pse ditën e djeshme u raportua se rënia mund të jetë gjithashtu për shkak të një vendimi të emigrantëve të mundshëm për të zgjedhur të udhëtojnë me kamion në vend të kësaj, rreth 500 shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar janë dëbuar që kur Rishi Sunak ra dakord për një marrëveshje të shpejtë kthimi të fundit të dhjetorit me Edi Ramën.

2478 shqiptarë të tjerë u deportuan midis korrikut 2022 dhe shtatorit 2022 pas një marrëveshje mes dy vendeve.

/abcnews.al