04/10/2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ai në një postim në Instagram ka shkruar se prokuroria po e akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që “e vranë qytetarin nga fotografia e publikuar si “dëshmi””.

“Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023.

Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë.

Paradoksi i kësaj Prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”.

Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët!

Drejtësi për çlirimtarët!.