Krasniqi në Hagë: Të bindur se edhe në këtë betejë ata do të dalin fitimtarë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka mbërritur në Hagë, ku pritet të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se janë thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë ata do të dalin fitimtarë.
“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Bashkë me Krasniqin në Hagë kanë shkruar edhe Abelard Tahiri dhe Uran Ismaili./21Media

Share post: