12/07/2024


Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep SelimiHashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Lëvizja Vetëvendosje që drejton kryeministri Albin Kurti përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se më 2 prill do të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Megjithatë në njoftimin e tyre për përkrahjen e këtij Marshi kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarët e Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës”, thuhet në njoftimin e VV-së.