22/02/2024

Një autobus i Krrabës doli nga rruga këtë të diel dhe u përmbys në anë të saj. Ngjarja ndodhi në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, në rrethana momentalisht të paqarta. Burime zyrtare të policisë thonë se nga ngjarja mbetën të lënduar 3 persona. Sa i përket shoferit ai nuk rezulton të ketë qenë nën efektin e alkoolit. I takon grupit hetimor tashmë që të zbardhë shkaqet e këtij aksidenti.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë”, tha Policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al