Një person është arrestuar nga policia.I njëjti dyshohet se kishte tentuar ta dhunoi një të mitur.
Rasti ka ndodhur më 21 mars në një fshat të Istogut.
Kështu tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Më 22 mars nëna e viktimës e ka denoncuar rastin në polici. Dyshohet se një person i ka ofruar para në këmbim të marrëdhënies seksuale e më pas ka tentuar që ta dhunoi”, tha Gashi.“Rasti është inicuar si “Tentim dhunim””, tha ai.
Lidhur me rastin policia do të lëshojë edhe komunikatë.