06/02/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka uruar paqe, solidaritet si dhe agjërim të lehtë për agjëruesit.

Urimi i plotë

Besimtarë të nderuar,

Madhështia e muajit të bekuar të Ramazanit ndriçoftë shtëpitë tuaja me dritën udhërrëfyese të besimit, paqes dhe harmonisë.

Le të jetë çdo ditë e këtij muaji të shenjtë mundësi e rifreskimit shpirtëror, mirëkuptimit dhe pajtimit mes njëri – tjetrit, triumf i zemërgjerësisë dhe humanitetit.

Ju uroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!