11/02/2025

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjykatësi në i këtij rasti ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, pasi gjykimi ndaj tyre është paraparë të fillojë më 3 prill.

Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të akuzuarit po e ndjekin konferencën statusore përmes video-lidhjes.

GJyaktësi tha se nëse i referohen përllogaritjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, atëherë duhen 6 vjet e gjysmë që kjo zyrë të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, andaj kjo sipas gjykarësit është e tepërt.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

ZPS-ja tha se po punon në rishikimin e kohës e paraparë, përfshirë edhe largimin e disa dëshmitarëve. Edhe ekipi mbrojtës i Thaçit tha se mund të reduktohen vlerësimet kohore për dëshmitarët e mbrojtjes.