Ish gazetari dhe njohësi i rrethanave politike nga Republika e Kosovës, Nuhi Bytyqi, në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë e takimit që pritet nesër të realizohet mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër.
Në prononcimin e tij Bytyqi ka thënë se Ohri ka një simbolikë të rëndësishme sepse siç thotë pikërisht nga ky vend, ka dalë edhe Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar nga krerët e partive shqiptare-maqedone për ndërprerjen e luftës dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të RMV-së.
Bytyqi ka thënë se politikanët dhe kryetarët e partive nga Republika e Kosovës do të duhet të nxjerrin mësim nga politikanët shqiptarë të Maqedonisë dhe se rreth kësaj çështje do të duhet të jenë unikë, njëjtë siç shqiptarët ishin në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, njofton indeks.mk
Bytyqi ka deklaruar se presioni është i madh, por shton se partitë politike duhet të ulen të bëjnë një qëndrim të përbashkët për të parandaluar përsëritjen e “Republika Serpskës”.
Sipas tij, asociacioni do të keqpërdoret nga serbët e Kosovës sepse siç deklaron ata gëzojnë të gjitha të drejtat sipas Kushtetutës dhe se asociacioni duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./indeks.mk/
Intervista e plotë:download