Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, për veprën penale: Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.
I njëjti dyshohet të ketë publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij, viktimës femër kosovare, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë, siç raporton policia, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar.
Tutje theksohet se rasti trajtohet në procedurë të rregullt.