09/11/2024

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike, duke i hapur rrugë regjistrimit të PD në zgjedhje.

“PD të sjellë deklaratat me firmën e Alibeajt, PD të regjistrohet me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn”, njoftoi anëtari i KAS Koli Bele.

Në vendimin e dy ditëve më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas Celibashit, kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk mund të pranohej pasi nuk kishte bazë ligjore.

Menjëherë më pas, përfaqësuesit e të dyja grupimeve brenda PD-së ankimuan vendimin në KAS. Ky i fundit shqyrtoi të dyja çështjet këtë të enjte dhe doli me vendimin se PD mund të regjistrohet me firmën e kryetarit të saj të komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Top Channel