10/12/2024

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet të hënën në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediumi serb “Danas” raportoi se takimi do të nisë në orën 14:30, e temë kryesore do të jetë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të nënshkruhet mes palëve më 18 mars.

Takimi i Lajçakut me presidentin e Serbisë ndodh disa ditë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka deklaruar në Kosovë se palët duhet të pajtohen edhe për aneksin e marrëveshjes, që sipas tij, çon drejt normalizimit të marrëdhënieve.

I dërguari i BE-së do të qëndrojë në Beograd deri të mërkurën (15 mars).Q